Më 11 shtator 2025, në orën 18:30, SPB Ohër ka marrë denoncim se në autostradën Ohër–Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, komuna e Debërcës, një automjet pasagjerësh “Mercedes”, i drejtuar nga Gj.Sh. (24) nga Ohri, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër. Me autorizim të prokurorit publik, ekipi hetimor i SPB Ohër ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.TS
Mgid