Edhe një funksionare e VLEN punon për Botën Sërbe, Bujare Abazi sjell Bankën Sërbe në vend të Bankës Shqiptare

Pas zëvendës drejtorit të Fondit Pensional, i cili ditë më parë mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes me “Republika Sërbska”, tani një funksionare tjetër e VLEN-it po shkon edhe një hap më tej duke fuqizuar investimet e drejtëpërdrejta sërbe.
Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi, mori vendim me të cilin i jepet leje “ALTA BANKËS” SHA Beograd, Republika e Serbisë, për dhënien e ofertës për marrjen e “Stopanska Banka” SH.A. Manastir.
Kujtojmë se VLEN gjatë fushatës së fundit parazgjedhore premtoi Bankën Shqiptare, ndërsa pikërisht funksionarja e këtij koalicioni, po bën të kundërtën, sjell një Bankë Sërbe si një nga shtyllat më të fuqishme të Botës Sërbe.
Sërbia dhe Qeveria VMRO-ZNAM brenda një viti kanë realizuar dhjetëra veprime, memorandume, marrëveshje, aktivitete e manifestime në drejtim të instalimit të Botës Sërbe në Maqedoninë e Veriut, përfshirë këtu dhe shpalljen e Manastirit dhe Ohrit si Qytete Sërbe dhe shpalljen e flamurit të përbashkët dhe unitetit sërb në Kajmakçallën nga vetë ministrja e Sërbisë.
Në këto raste, funksionarët e VLEN luanin vetëm rolin e amortizuesit, arsyetuesit dhe mbrojtësit vasal të këtyre veprimeve. Por kohëve të fundit, vetë funksionarët e partive shqiptare në Qeveri kanë qenë të kyçur drejtëpërdrejtë në tre veprime konkrete në këtë projekt.
– Kryetari i Komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pranoi mbi 800.000 euro donacion nga një kompani sërbe, të cilat deputeti Bekim Qoku konfirmoi se janë dedikuara për ndërtimin e Kishës.
– Zëvendës Drejtori i Fondit Pensional nënshkruajti Marrëveshjen me Republika Sërbska të udhëhequr nga Millorad Dodik.
– Bujare Abazi, Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori vendim me të cilin i jepet leje “ALTA BANKËS” AD Beograd, Republika e Serbisë, për dhënien e ofertës për marrjen e “Stopanska Banka” SH.A. Manastir.
Për fund rikujtojmë se partitë e koalicionit VLEN që në fillim të formimit të Qeverisë votuan emërimin e mikut të Vuçiçit dhe Dodikut, Ivan Stoilkoviç, për Zëvendës kryeministër për Marëdhënie Ndërmjet Bashkësive.