Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë të përgatitura për një fitore bindëse në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke paralajmëruar një epërsi të madhe ndaj koalicionit rival, VLEN.

Duke komentuar zhvillimet politike dhe ndarjet e fundit, Taravari u shpreh me tone të qarta për ish-funksionarët që janë larguar nga ASH, duke theksuar se nuk do të ketë kthim pas, pavarësisht çfarë vendimesh mund të marrin në të ardhmen.

“E kam thënë dhe e përsëris: Azir Aliu dhe Arben Fetai nuk kanë më vend në Aleancën për Shqiptarët. Edhe sikur t’i bien pishmanit, dera është mbyllur për ta. Ata janë të vetëdijshëm që nuk kanë më asnjë peshë politike. Vendos qytetari me votë – dhe më 19 tetor do të shihet qartë se kush e ka përkrahjen reale dhe kush ka mbetur vetëm me fjalë”, tha Taravari.

Ai shtoi se funksionarët e larguar nuk janë më përfaqësues të ASH-së dhe nuk mund të rikthehen në radhët e saj.

Mgid