Më 13.09.2025, në ora 02:25, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria E.A. (20) nga Tetova, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Më 13.09.2025, në ora 00:30, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar privuan nga liria Z.N. (34) nga Gostivari, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Më 13.09.2025, në ora 00:30, në fshatin Kalnik, Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Kamnjanes privuan nga liria E.R. (20) nga fshati Jelovjan, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Më 12.09.2025, në ora 20:00, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar privuan nga liria A.I. (32) dhe A.U. (31), të dy nga fshati Tenovë, Tetovë, pasi tek ta u gjet dhe u konfiskua kokainë.

Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume