SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër L.M. (57) nga Veles për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 05.03.2025, në autostradën Shkup–Veles, pranë pikës së pagesës Sopot, pasi u vu re nga nëpunësit policorë, i dyshuari hodhi nga automjeti “Volkswagen Golf” dy pako heroinë, ndërkohë që ndodhej bashkë me një person tjetër. Lënda narkotike është sekuestruar dhe janë ndërmarrë masat përkatëse procedurale.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume