Më 12.09.2025, në orën 13:00, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Strumicë–Vallandovë, në fshatin Kosturino.
Në aksident janë përfshirë një automjet transportues “Volvo” me gjysmërimorkio me targa nga Gjevgjelia, i drejtuar nga M.T. (56) nga Bogdanci, dhe një makineri pune për prerjen e drurëve, e drejtuar nga Q.E. (36) nga Strumica.
Si pasojë e përplasjes kanë pësuar lëndime të rënda trupore drejtuesi i makinerisë dhe pasagjeri M.E. (31) nga Strumica, ndërsa një pasagjer i mitur i makinerisë ka pësuar lëndime trupore më të lehta. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Mjekësore të Strumicës.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë është njoftuar për rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje ekipi hetimor i Stacionit Policor Strumicë.TS