Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e modës dhe është përfolur shpesh për paraqitjet e saj në pasarela e kopertina ndërkombëtare, ka zgjedhur të bëjë një hap të ri në rrugëtimin e saj artistik.
Këtë herë ajo ka debutuar në muzikë, duke publikuar këngën e parë me titull “Papi Calma” në bashkëpunim me këngëtarin Adion.
Projekti muzikor është pritur me shumë kureshtje nga ndjekësit e Oriolës, të cilët prej kohësh e shihnin të angazhuar kryesisht në botën e modelingut.
Foto: YouTube
Videoklipi i këngës u publikua në YouTube dhe brenda orëve të para ka marrë reagime të shumta pozitive.
Kënga “Papi Calma” nuk është thjesht një projekt ku Oriola shfaqet si imazh. Ajo ka kontribuar gjithashtu në krijimin artistik, duke marrë pjesë në shkrimin e tekstit dhe kompozimin e muzikës bashkë me Ada Verdin dhe Adionin.
Foto: YouTube
Ndërkohë, për ‘beat’-in dhe produksionin është kujdesur Lurro në bashkëpunim me Adionthebeat.
Pamjet e videoklipit theksojnë anën sensuale dhe artistike të Oriolës, duke e paraqitur atë në një tjetër dimension përveç modelingut. Ky debutim ka ngjallur interes se a do të vijojë ajo të ndërtojë një karrierë edhe në muzikë, krahas suksesit që tashmë ka në botën e modës.