Kandidati i AKI-së komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, mbrëmjen e sontme takoi banorët e Bukovikut. Mes tjerash Ramadani ka thënë se këto zgejdhje do të jenë referendum për dinjitetin shqiptar ndërsa ka shtuar se zhvillimi i kësaj komune do të jetë prioriteti i tij kryesor.
‘Sonte bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, ishim në Bukoviq.
Na pritën banorë fisnikë dhe bujarë, të cilët dëshmojnë përherë dashurinë dhe besimin në vizionin tonë. Theksuam se këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, dhe se zhvillimi i Komunës së Sarajit do të jetë prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Blerant Ramadani në facebook.
Ai ka përmendur ndërtimin e sallës sportive për të rinjtë dhe ndërtimin e rrugës alternative Bukoviq-LLaskarcë.
”Për Bukoviqin, premtuam:
– Ujin e pijshëm si nevojë jetike,
– Sallën moderne sportive për të rinjtë,
– Rrugën alternative Bukoviq – Llaskarc për lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt. Dëgjuam edhe propozimet nga vet banorët e Bukoviqit. Me përkushtim, vizion dhe projekte konkrete, do ta kthejmë këtë besim në vepra gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjeçar”, ka shkruar Ramadani.
Mgid