Më 13.09.2025 në orën 12:05 në SPB Tetovë ësht raportuar se në afërsi të fshatit Podbregjë e Tetovës, është gjetur trupi i një personi të vdekur. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa zyrtarë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin M.S. (84) nga Tetova, i cili kishte prerë dru në arën e tij, me ç’rast një dru kishte ra mbi të dhe nga lëndimet e marra kishte vdekur. Në prani të prokurorit publik dhe mjekësisë ligjore, një ekip i SPB Tetovë ka kryer kqyrje në vendin e ngjarjes.

Mgid