Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike e djegur në Trubarevë.

Aty është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit.

Siç informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me kërkesë të Mexhitit është vendosur ky stacion matës.

Mexhiti gjatë vizitës bëri inspektim të funksionimit të stacionit të sapoinstaluar për matjen e cilësisë së ajrit ambiental.

“Qëllimi i vizitës ishte të theksohet rëndësia e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor përmes bashkëpunimit ndërinstitucional. Matjet do të realizohen çdo ditë, 24/7, për të ndjekur cilësinë e ajrit dhe për të informuar me kohë opinionin publik, i cili do të ketë mundësi t’i ndjekë të dhënat në kohë reale”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Mgid