Prokuroria ka kërkuar që deputetit të Levicës t’i pezullohet pasaporta dhe leja e drejtimit të automjetit

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një 36-vjeçari nga Gevgelia, i dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik, sipas nenit 300 paragrafi 3 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal.
Sipas akuzës, rreth orës 01:00 pas mesnate sot, në fshatin Marino, i dyshuari ka drejtuar automjetin “Hyundai Tucson” në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, duke kaluar fillimisht në anën e majtë të rrugës dhe më pas duke kthyera menjëherë djathtas, pa u siguruar më parë se kjo mund të bëhej pa rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Si pasojë e kthesës së papritur, pjesa e djathtë e automjetit goditi një mopedi “Jijing” pa targa, të drejtuar nga një i mitur 16-vjeçar. Nga përplasja, drejtuesi i mopedit dhe pasagjerja e tij 13-vjeçare, të cilët në momentin e aksidentit nuk mbanin helmetë, pësuan lëndime të rënda trupore. Pasagjeri në automjetin “Hyundai Tucson” pësoi lëndime të lehta trupore.
Analizat e kryera treguan se tek të dy drejtuesit nuk është konstatuar prani e alkoolit ose substancave të tjera në gjak pas aksidentit. Sipas urdhrit të prokurorit publik do të kryhet ekspertizë trafiku, ndërsa automjeti dhe mopedi janë marrë për kontroll teknik të jashtëzakonshëm.
Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, për të siguruar prezencën e të dyshuarit dhe zhvillimin e pandërprerë të procedurës penale, prokurori publik ka propozuar vendosjen e masave të kujdesit – heqje e përkohshme e pasaportës dhe heqje e përkohshme e lejes së drejtimit të automjetit.