Më 14.09.2025, në orën 13:20, në rrugën “Vëllezërit Blazheski” në Gostivar, efektivë policie nga Stacioni Policor Gostivar arrestuan E.M. (42) nga Gostivari. Ai ishte në kërkim për arratisje nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale – Burgu i Prilepit, ku po vuante një dënim prej pesë vjet e gjysmë për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shpërndarje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.
I dyshuari është dërguar përsëri në Burgun e Prilepit për të vuajtur dënimin.
Mgid