Maqedonia dhe Turqia do të nënshkruajnë protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Përcaktimi i përmbajtjes së dokumentit është në fazën përfundimtare dhe u diskutua në takimin e sotëm midis ministres së Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, dhe ambasadorit turk, Fatih Ulusoj, njoftuan pasdite nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të përfunduar procesin deri në fund të vitit dhe nënshkrimi i protokollit do të përforcojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të sigurojë bashkëpunim më të madh midis institucioneve arsimore dhe shkencore, shkëmbim të kuadrit mësimdhënës dhe shkencor, nxënësve dhe studentëve. Gjatë takimit, ministrja Janevska prezantoi konceptin për themelimin e parkut të parë teknologjik në Shkup, dhe pala turke shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur realizimin e kësaj ideje përmes përfaqësuesve të komunitetit të biznesit turk në Maqedoni”, citohet në kumtesë.

Janevska dhe Ulusoj diskutuan edhe për përmirësimin e mësimit të gjuhës turke në Maqedoni, të cilën e ndjekin mbi 8,000 nxënës, përmes më shumë trajnimeve për kuadrin mësimdhënës dhe investimeve në mjete ndihmëse dhe pajisje shtesë mësimore.

Mgid