Sot, me iniciativën dhe angazhimin e ministres së energjisë, minierave dhe burimeve minerale
Sanja Bozhinovska, ka filluar një proces serioz institucional për mbrojtjen e rubinit maqedonas –
një unik gjeologjik që ndodhet vetëm në Prilep dhe Mariovë dhe është i vetmi rubin në Evropë që
nxirret dhe përpunohet natyrshëm.
Në takimin ndërmjet Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Institutit
gjeologjik dhe Institutit të pronësisë industriale, u përcaktuan hapa konkretë për të siguruar
statusin zyrtar të rubinit maqedonas si trashëgimi minerale kombëtare e mbrojtur. Instituti
gjeologjik njoftoi të pranishmit për analizën e mbrojtjes juridike, e cila do të plotësohet sipas të
dhënave të reja, dhe gjithashtu theksoi nevojën për koordinim më të gjerë institucional.
Në takim mori pjesë edhe promovuesi i vjetër i rubinit maqedonas, Deko, i cili përcolli historinë
dhe rëndësinë e çdo ekzemplari të bërë me këtë gur të jashtëzakonshëm.
Ministrja Sanja Bozhinovska theksoi:
"Rubini maqedonas, unik në origjinë dhe vetitë e tij, meriton mbrojtje institucionale dhe njohje si
thesar kombëtar. Ky është vetëm fillimi i një procesi më të madh të mbrojtjes, vlerësimit dhe
promovimit ndërkombëtar të pasurisë minerale të Maqedonisë – si pjesë e identitetit tonë
kombëtar dhe krenarisë sonë natyrore".
Rubini i nxjerrë në Maqedoninë e Veriut është unik për mga aspekti gjeologjik dhe estetik: njihet
si korund me një ngjyrë karakteristike të kuqe-rozë, e cila lind për shkak të pranisë së kromit në
strukturën e tij kristalore. Gjendet ekskluzivisht në afërsi të Prilepit dhe në malet e Mariovës,
duke e bërë atë të vetmin rubin natyror në Evropën kontinentale që përpunohet në mennyrë
lokale. Përveç vlerës estetike dhe koleksionistike, ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe
historike të vendit – një simbol i bukurisë natyrore dhe krenarisë kombëtare.

Mgid