Amerikani i premtoi një “Ford Mustang” një qytetari nga Gostivari dhe e mashtroi për 25 mijë dollarë amerikanë

Më 15.09.2025 në orën 14:05 në DPB Gostivar, një 29-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denonciar se ishte mashtruar nga personi G.P. nga SHBA për shumën prej 25.000 dollarë amerikanë. Sipas denoncimit, më 03.09.2025, përmes rrjeteve sociale ai kishte kontaktuar personin dhe ishin marrë vesh të blinte një automjet pasagjerësh “Ford Mustang” oldtimer të vitit 1968 dhe gjysmën e parë të çmimit ta paguante menjëherë, ndërsa pjesën tjetër pasi të merrte automjetin. Sipsd denoncimit, ai bëri një pagesë në një bankë në Gostivar dhe pas disa ditësh humbi çdo kontakt me personin, pas së cilës kuptoi se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Mgid