Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga viti 2022, njoftoi gjyqësori iranian.

“Babak Shahbazi… u ekzekutua me varje mëngjesin e sotëm, pas një procesi të drejtë gjyqësor dhe pas konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme”, njoftoi portali i gjyqësorit, Mizan Online.

Nuk është menjëherë e qartë kur Shahbazi u arrestua, por Mizan tha se ai u dënua me vdekje për akuzat të “korrupsionit në tokë” – term që shpesh përdoret për aktivitete që shihen si kërcënim për sigurinë kombëtare të Iranit – dhe “luftës kundër Zotit”.

Mizan raportoi se ai ishte përfshirë në projektimin dhe instalimin e sistemeve industriale të ftohjes për kompani të lidhura me objekte ushtarake dhe të organizatave të sigurisë dhe telekomunikacionit.

Ai kishte qasje në këto objekte dhe kjo i mundësoi “t’i ofronte informacione Mossad-it në këmbim të parave dhe qëndrimit në një shtet të huaj”, shtoi Mizan.

Mgid