Ushtria izraelite (IDF) ka nisur fazën tjetër të operacionit në qytetin e Gazës, ndërsa më shumë se gjysmë milioni banorë mbeten të bllokuar në qytetin më të madh të Rripit të Gazës.
Dy divizione të IDF-së kanë hyrë në qytetin e Gazës nga drejtime të ndryshme dhe së shpejti do t’u bashkohet një tjetër. Sipas vlerësimit të IDF-së, operacioni do të zgjasë rreth dy deri në tre muaj.

Pjesë të mëdha të qytetit janë shndërruar në rrënoja, ndërsa ushtria izraelite shkatërron rrokaqiejt, shtëpitë dhe infrastrukturën publike.

Komisioni Evropian ka propozuar gjithashtu pezullimin e një pjese të dispozitave tregtare të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, 18 muaj pasi Irlanda dhe Spanja i kërkuan Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen të rishikojë marrëveshjen në dritën e luftës në Gaza.

Mgid