Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh urimet më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rizgjedhjen në krye të Qeverisë së Shqipërisë,” thekson Gashi në urimin e tij.

Ai ka vënë në pah se ky mandat i ri është një mundësi për të thelluar reformat dhe zhvillimet që do të sjellin përfitime për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Qeveria Rama në këtë mandat të ri ka përpara një mundësi të shkëlqyer për të vazhduar me reformat dhe zhvillimet që do të përfitojnë qytetarët e Shqipërisë, si dhe për të kontribuar për stabilitetin dhe paqen në rajon,” ka deklaruar Gashi.

Kryeparlamentari gjithashtu ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje dhe popujve vëllazërorë.

“Së bashku, duhet të forcojmë raportet fqinjësore dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përmes projekteve të përbashkëta që do të krijojnë mundësi reale për zhvillim ekonomik dhe kulturor,” ka shtuar ai.

Në fund, Gashi ka rikujtuar se integrimi europian mbetet objektiv i përbashkët i të dy vendeve:
“Integrimi në Bashkimin Europian mbetet aspirata jonë e përbashkët dhe një objektiv që duhet ta ndjekim me përkushtim për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për të gjithë rajonin.”

Mgid