Kandidati i VLEN, Daut Memishi në rrjetin social Facebook ka bërë apel deri tel gjithë banorët e Tearcës për mobilizim masiv për zgjedhjet e 19 tetorit, ku edhe 30 ditë qytetarët do ti drejtohen kutive të votimit.

“Të dashur votues,
Të nderuar banorë të Tearcës
Na ndajnë vetëm edhe një muaj nga zgjedhjet e 19 Tetorit. Ju bëj thirrje të gjithëve për një mobilizim masiv gjatë këtyre ditëve vendimtare, në mënyrë që fitorja e Tetorit të jetë e bindshme dhe gjithëpërfshirëse!
Është momenti për të rikthyer shpresën e humbur në Tearcë.
Është koha për veprim, për unitet dhe për fitore!”, ka shkruar Memishi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume