Një gamë syzesh të reja me inteligjencë artificiale do të jenë aksesori i domosdoshëm për përdoruesit në të gjithë botën, ka zbuluar kompania e mediave sociale, Meta .

Syzet Meta Ray-Ban Display sipas Zuckerberg premtojnë teknologjinë më të fundit të inteligjencës artificiale, me një ekran me ngjyra të plota dhe rezolucion të lartë në një lente të vetme. Përdoruesit mund të kryejnë video-thirrje dhe të shohin mesazhe pasi përmban një kamerë 12 megapikselëshe.

Firma prezantoi gjithashtu një të ashtuquajtur byzylyk nervor të lidhur me syzet që u lejon përdoruesve të kryejnë detyra të tilla si dërgimi i mesazheve me gjeste të vogla dore me gjeste të dorës. META synon që këto produkte të kthehen në një mjet të përditshëm për përdoruesit në të gjithë botën.

Zuckerberg shprehu besimin se linja e re e aksesorëve intelektualë do të luajë një rol kyç në integrimin e platformës së inteligjencës artificiale, Meta AI, në jetën e përditshme të njerëzve.

Syzet inteligjente të Metës të cilat do të jenë në dyqane brenda këtij muaji do të kushtojnë 799 dollarë, disa herë më shumë se syzet aktuale inteligjente që kjo kompani ka në shitje.

Ndërkohë që Meta po përpiqet të konsolidojë pozicionin e saj në tregun e teknologjisë, kompania ndodhet nën një valë kritikash publike.

Protesta po mbahen në selinë e Metës në Nju Jork nga prindër dhe aktivistë duke kërkuar më shumë mbrojtje për fëmijët në platformat e mediave sociale, përfshirë ato në pronësi të kompanisë.

Akuzat janë intensifikuar pas dëshmive të dy ish-hulumtuesve të sigurisë të kompanisë të pretendojnë se Meta u ka paguar që mos të paraqesin efektet negative të teknologjisë së saj VR mbi fëmijët.

Kompania nga ana tjetër ka mohuar të gjitha akuzat dhe po përpiqet të ruajë balancën mes inovacionit teknologjik dhe përgjegjësisë sociale.

Mgid