Më 22.09.2025, rreth orës 18:20, në fshatin Leshnicë e Epërme të Tetovës, në vendin e quajtur “Smilec”, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria K.K. (29) nga Leshnica e Epërme për veprën penale “vjedhje” e drurëve të zjarrit.

Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Shkupit, i cili ishte i ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion. Drutë e sekuestruara më pas i janë dorëzuar Policisë Pyjore për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj K.K. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume