Kryeministri kinez Li Qiang shprehu të martën gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar me të gjitha palët për të zbatuar më tej Nismën e Zhvillimit Global, si edhe për të përshpejtuar zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 të Kombeve të Bashkuara (OKB), me qëllimin e rigjallërimit të zhvillimit global.

Li i tha këto në një takim të nivelit të lartë mbi Nismën e Zhvillimit Global të mbajtur nga Kina në selinë e OKB-së në Nju-Jork.

Më shumë se 130 vende e organizata ndërkombëtare kanë marrë pjesë në mekanizmin e zbatimit të kësaj nisme thelbësore, tha Li, duke e përshkruar nismën si një të mirë publike ndërkombëtare gjerësisht të popullarizuar.

Për të zgjidhur problemet, ai bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për t’u përqendruar tek zhvillimi, për të promovuar plotësisht zhvillimin dhe për të bashkuar forcat për t’i shtuar përfitimet nga zhvillimi.

Kina, theksoi Li, do të jetë gjithmonë një mbështetëse dhe promovuese e zhvillimit të përbashkët, duke ndërmarrë veprime më aktive e duke demonstruar përgjegjësinë e saj të duhur.

Mgid