Më 24.09.2025, në periudhën nga ora 10:30 deri në 14:00, në rajonin e Tetovës, punonjës policie nga Departamenti për Kriminalitetin Ndërkufitar, Migrimet, të Huajt dhe Riatdhesim – Tetovë, kanë kryer kontroll në rrugën “Iliria” dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinov”.
Gjatë aksionit janë arrestuar dhe shoqëruar në polici 13 persona: B.M. (29), A.C. (23), Ç.L. (27), F.L. (34), K.L. (53) dhe R.L. (33), të gjithë nga Republika e Kosovës, si dhe M.S. (46), K.K. (40), G.D. (36), F.O. (32), R.L. (38), A.P. (33) dhe një person i mitur nga Republika e Shqipërisë.
Sipas policisë, ata kishin keqpërdorur qëndrimin turistik në shtet, duke qëndruar në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.TS