Më 24.09.2025, në orën 23:07, në SPB Shkup është denoncuar se në një hapësirë parkingu në bulevardin “11 Tetori” është djegur një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit, pronë e një personi juridik. Nga flakët është përfshirë edhe automjeti “Citroen” me targa të Shkupit, si dhe një pjesë e një objekti tregtar.

Zjarrfikësit e Brigadës kanë shuar zjarin, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur. Në vendngjarje është kryer këqyrja dhe policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume