Më 24.09.2025, rreth orës 20:55, në SPB Shkup është denoncuar një aksident komunikacioni në kryqëzimin e bulevardit “Brigada Maqedonase-Kosovare” me rrugën “Adem Demaçi”.

Sipas njoftimit, automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (30) nga fshati Moranë, u përplas me një mopedi “Aprilia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.B. (32) nga Shkupi.

Në aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për trajtim. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe po vazhdon hetimi për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Mgid