Më 25.09.2025, rreth orës 16:40, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Tearcë arrestuan/ndaluan R.L.J. (56) nga Tetova, i cili drejtonte një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës.

Gjatë kontrollit u konstatua se ai kishte kryer shkelje në trafik sipas nenit 139 pika 11 dhe nenit 36 pika 5 të Ligjit për Automjetet, si dhe nenit 225 pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

Policia konfiskoi targat e modifikuara dhe sinjalet e dritës (fleshëra) të montuara në automjet. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume