Më 25.09.2025, në orën 14:00, në SPB Tetovë një 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar nga një person nga Tetova për shumën prej 800 eurosh.

Sipas denoncimit, në tetor të vitit 2024, i dyshuari i kishte premtuar se do t’i ndihmonte për të marrë kompensim për ndihmë sociale për të dhe bashkëshorten e tij. Pasi ia dorëzoi shumën prej 800 eurosh dhe dokumentet në Qendrën për Punë Sociale Tetovë, kërkesa e tij u refuzua dhe ai nuk mundi më ta kontaktonte personin.

Denoncuesi ka deklaruar se e ka takuar rastësisht ditën e ngjarjes dhe i dyshuari është larguar menjëherë. Policia ka nisur masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Mgid