Më 25.09.2025, rreth orës 14:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Gorna Çarshia e Epërme” në Tetovë një trotinet elektrik ka goditur këmbësoren I.F. (76) nga Tetova. Pas aksidentit, drejtuesi i trotinetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, I.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip ekspertize nga SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për identifikimin e drejtuesit dhe zbardhjen e plotë të rastit.TS
Mgid