Më 26 shtator 2025, rreth orës 16:30, në autostradën Vendkalimin Kufitar Tabanoc – Kumanovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare Sopot pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri privuan nga liria M.B. (25) nga Negotina.

Paraprakisht, policia kishte vërejtur se nga automjeti „Mazda“ me targa nga Probishtipi, të cilin e drejtonte ai, kishin zbritur disa migrantë. Kur iu dha shenja për të ndaluar, i denoncuari u përpoq të ikë dhe përplasi një nëpunës policor me automjetin. Ai u kap shpejt dhe u privua nga liria.

Personi mbetet në stacion policor, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e migrantëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume