Karvani i hapjes së shtabeve të koalicionit VLEN me NJË ZË sonte u ndal në Kumanovë, ku u hap shtabi zgjedhor i fitores.
Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili bashkë me qytetarë kumanovarë prezantoi kandidatin për kryetar komune, Arben Etemi, si dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.

“Kudo që shkojmë, shqiptarët na presin me NJË ZË të bashkuar dhe të bindur se s’ka kthim mbrapa, ka vetëm përpara. Më 19 tetor, me NJË ZË dhe me numrin 7, Kumanova do të dëshmojë se koha e re ka filluar”, theksoi Fetai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume