Pikë së pari, Bashkimi Demokratik për Integrim hedh poshtë të gjitha këto shpifje dhe trillime të cilat vijnë nga ky grupim artificial i quajtur Vlen, të cilët janë duke zbatuar skenarin e padronit të tyre për të goditur BDI-në, Ali Ahmetin dhe kauzën tonë kombëtare. Asnjëherë në më shumë se 20 vite ekzistencë të Bashkimit Demokratik për Integrim nuk kemi qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore, e aq më pak pjesë e këtyre rrjeteve të cilët vijnë nga regjime shtypëse që shqiptarët i kanë përjetuar në lëkurën e tyre. Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti.

Vlen, në vend se të flasë për dështimet e veta dhe për rolin e vazalit të cilin e kanë marrë ndaj VMRO-së, duke qenë dega më antishqiptare e VMRO-së tek shqiptarët, hedh në opinion të pavërteta për të mbuluar një të vërtetë të madhe. E vërteta është se ata janë vegël, vetë janë vegël e botës serbe: kryqi ilegal në kodrën e Diellit, madje edhe me ndriçim gjatë natës; emërimi i Stoilkoviçit si zëvendëskryeministër për implementim të Marrëveshjes së Ohrit; pranimi i donacioneve serbe për ndërtim të kishave në Tetovë; pritja me ceremoni shtetërore e Millorad Dodikut në Maqedoni; prezenca në ceremonitë shtetërore të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe në Maqedoni; nënshkrimi i kontratave nga drejtorë të Vlen-it në fushën e energjetikës me kompaninë serbe, që tash janë nënshkruar nga drejtorët e Vlen-it; depërtimi i kompanive serbe në fushën e telekomunikimit; defilimi i ministrave serbë në Maqedoni edhe duke paraqitur pushtimin e Maqedonisë dhe të Kosovës dhe masakrat ndaj shqiptarëve e maqedonasve si çlirim, edhe duke i quajtur këto toka si toka serbe.

Dhe krejtësisht në fund, banka serbe mban firmën e Vlen-it. Të gjitha këto që i theksova mbajnë firmën e Vlen-it. Konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe, Alta Banka, në Maqedoni, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione. Pra, këtë krim institucional të cilin vetë ata e bëjnë, tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e Vlen-it është për këtë tradhti që po ia bëjnë vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Ata vetë janë të kapur nga bota serbe dhe akuzojnë të tjerët për të njëjtën gjë. Mirëpo kjo nuk kalon. Askënd nuk mund ta mashtrojnë për një çështje të këtillë.

Sa i përket krimit, akuzave për krim dhe korrupsion, ne jemi të qartë në këtë drejtim: urdhëroni, pranoni veting; urdhëroni të hetojmë pastërtinë e figurës së çdo politikani. Këtë qëndrim e kemi pasur në të kaluarën, ndërsa kemi qenë në pushtet, e kemi edhe sot. Urdhëroni veting ndaj çdo politikani. Urdhëroni të hetojmë secilën parti politike në këto 33 vitet e fundit. Urdhëroni të hetojmë prejardhjen e pasurisë së çdo funksionari në këtë shtet. Urdhëroni të hetojmë procesin e privatizimit që ka krijuar oligarkë të cilët sot po e sjellin botën serbe, e Vlen-i është aty vetëm për të ngritur gishtin.

Edhe arsyetimet e tyre janë banale: thonë raporti i forcave është i tillë, kanë 64 deputetë VMRO-ja dhe ne s’kemi ç’ka bëjmë, nuk e kemi atë forcë që të ndalim investimet e këtilla të bankave. Nga vetë përfaqësuesit e Vlen-it dalin këto fjalë. Dhe urdhëroni të hetojmë çdo organ të sigurisë nga 1945 deri më sot dhe punonjësit e saj, që nga Ozna, UDB-ja deri tek ANB-ja e sotshme. Ata të cilët janë të lidhur me krim dhe korrupsion vendin e kanë përpara drejtësisë. Po qytetarët më 19 tetor do t’ua japin përgjigjen. Në referendumin e 19 tetorit, këtu beteja është për dinjitet, për rikthim të dinjitetit apo për të vazhduar vazalitetin, nënçmimin, degradimin, poshtërimin e shqiptarëve.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: do e votojnë Aleancën Kombëtare për Integrim, e këta me donacione serbe e me kryqet në kodrën e Diellit do e marrin përgjigjen.

Mgid