Mbrëmjen e së dielës, trupi i pajetë i Albert Pamajt nga Skivjani i Gjakovës u nxorr nga bunari në fshatin Lybeniq të Pejës.

Lidhur me këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje rreth operacionit për nxjerrjen e trupit nga pusi brenda të cilit kishte rënë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, bëhet e ditur se për shkak të thellësisë, pranisë së gazrave dhe mungesës së oksigjenit, operacioni kërkoi koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha palëve kompetente për nxjerrjen e viktimës.

“Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume