E nderuara redaksi e TetovaSot,
Po ju drejtohemi me këtë kërkesë për demant të shkrimit të datës 25.09.2025 të publikuar në faqen tuaj, ku keni thënë një sërë të pavërteta dhe manipulime, me çka keni dëmtuar seriozisht reputacionin e kompanisë Gayer Star.
Po fillojmë me radhë.
Absurditeti i parë i cili u përmend nga ana e portalit tuaj është që buxheti i Tetovës është dëmtuar me 18 milionë euro, duke krijuar huti në opinion.
Në kontratën e nënshkuar nga Komuna e Tetovës dhe kompanisë sonë Gayer Star është përmendur fitimi 85% për kompaninë tonë dhe 15% për Komunën e Tetovës.
Por, portali juaj nuk përmend se kompania bart përgjegjësinë gjithashtu për 85% të obligimeve financiare. Për të sqaruar çdo dilemë rreth shërbimeve të cilat i ofron kompania jonë, të cilat janë të parapara edhe në kontratë, ne me fakte dhe argumente dhe me dokumentacion te nënshkruar do të zbardhim të vërtetën rreth këtij lajmi skandaloz të cilin e ka plasuar portali juaj në opinion.
Ne si kompani Gayer Stars për ndriçimin publik kemi si obligim t’i kryejmë këto shërbime:
Detyrimi i parë përfshin investimin në zëvendësimin e llambave ekzistuese me LED, prokurimi i sistemit informatik-komunikues për menaxhim në distancë, ndryshimi i të gjithë rrjetit ajror, ndërrimi i ormanëve të energjisë dhe mirëmbajtja e komponentëve të sistemit. Punët e përgjithshme të investimit janë dhënë në tabelën e mëposhtme:
Vlera e vlerësuar e investimit për Variantin 1
Konstruksion-Rikonstruim
Demontimi i rrjetit ekzistues, prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e një rrjeti të ri (kabllo HOO/O-A 2x16mm2)
Prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e ormarit për furnizimin me energji elektrike për ndriçimin publik
Pajisje – Mekanizma
Çmontimi i pajisjeve ekzistuese, prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e llambave të reja LED me fuqi deri në 100 W
Çmontimi i pajisjeve ekzistuese, prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e llambave të reja LED me fuqi deri në 80 W
Çmontimi i pajisjeve ekzistuese, prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e llambave të reja LED me fuqi deri në 50 W
Çmontimi i pajisjeve ekzistuese, prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e llambave të reja LED me fuqi deri në 30 W
Çmontimi i pajisjeve ekzistuese, prokurimi, transporti, instalimi dhe lidhja e llambave të reja LED me fuqi deri në 20 W
Pjesa e dytë, sa i përket 15% të Komunës së Tetovës, janë mjete të cilat Komuna i gjeneron për çdo muaj pa mos pasur asnjë shpenzim dhe obligim për ndriçimin publik mbi tërë territorin e Komunës së Tetovës.
Sa për krahasim, për ta kuptuar opinion, prej momentit që ne e kemi nënshkuar këtë kontratë, Komuna e Tetovës për dallim prej viteve ku ka gjeneruar humbje prej 14.000.000 denarë në vit, dy vitet e fundit Komuna e Tetovës është në fitim prej mbi 12.000.000 milionë denarë në vit, dhe ky fitim vjen si rezultat i asaj që kompania jonë ka bërë ndërrimin e poçave të vjetër të natriumit në ato LED.
Opinioni publik poashtu është keqinformuar edhe në lidhje me smart sistemin i cili pjesërisht po instalohet. Kjo fazë e instalimit është duke u zhvilluar dhe ne përputhje me kushtet teknike të punes të cilat EVN duhet ti ofron si parapërgatitje për instalimin e smart sistemit. Me këtë sistem veç se më janë në funksion një pjesë e dritave të vendosura nëpër disa bulevare të Tetovës.
Kompania jonë Gayer Star operon në treg prej më shumë se 23 vite dhe jemi krenar arritjet tona.
Sa i përket raportit financiar të cilin portali TetovaSot e ka shpallur, po i paraqet të ardhurat e kompanisë sonë si fitim kryekëput nga kjo kontratë, e cila është e lidhur me Komunën e Tetovës, që është shpifje e pastër. Sa për informimin tuaj, kompania jonë ka një sërë projektesh të realizuara në lidhje me instalimin e energjisë elektrike në objekte afariste e banesore. Poashtu, kompania jonë ka pasur të ardhura edhe më të medha përpara se të nënshkruhet kjo kontratë me Komunën e Tetovës.
Pra, raportet financiare të paraqitura janë keqinformim i rëndë nga portali juaj.
Në bazë të raporteve financiare të marra nga bankat afariste, kompania Gayer Star ka gjeneruar të ardhura prej 5.500.000 denarë deri në 7.500.000 denarë, ndërsa me këto mjete janë mbuluar të gjitha punët të cilat i cekëm më lartë, bëhet pagesa e rrymës për ndriçimin publik ndaj EVN-së dhe pjesa e 15% e fitimit i paguhet komunës nga këto të ardhura.
Dezinformimi nga ana e portalit TetovaSot që kompania jonë gjeneron të ardhura mujore prej 11.040.000 denarë, është totalisht i pavërtetë. Si dëshmi për këtë ofrojmë raportet bankare të cilat do të ju ofrohen juve si gazetar.
Për ti informuar qytetarët e Tetovës dhe opinionin publik, ne si kompani përpos qe i kemi sjell Komunës së Tetovës të ardhura shtesë, kemi rritur edhe efikasitetin e energjisë elektrike deri në 75% nga harxhimi i mëparshëm dhe e gjitha kjo si shkak i ndërrimit të poçave elektrikë. Më tej, vlen të theksohet se këto poça LED janë edhe më ekologjik dhe kanë emitimin e CO2 më të ulët se poçat e mëparshem.
Këto janë detajet e poçave elektrik që kemi ndërruar
-LED 100 ne total prej 506 poca, 15.000, Kelvin 4000
– LED 80 ne total prej 444 poca, 12.000, Kelvin 4000
– LED 50 ne total prej 260 poca, 6.750, Kelvin 4000
– LED 30 ne total prej 1652 poca, 4.050, Kelvin 4000
– LED 20 ne total prej 5857 poca, 2.600, Kelvin 4000
I gjithë procesi prej shpalljes së tenderimit ka qenë i hapur dhe publik në të cilin kanë konkurruar disa kompani të ndryshme. Të gjitha certifikatat dhe licencat tona mundeni edhe ti dokumentoni.
Kërkojmë nga portali TetovaSot që më së voni deri më 30.09.2025 ta publikojë demantin tonë dhe të kërkojë falje për shpifjet. Në të kundërtën, do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur reputacionin e kompanisë sonë, e cila punon ndershëm për më shumë se 20 vjet.