Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me lajmin e fundit të IRL-së, që përmend përfshirjen e inspektorëve tatimorë në rastin e Koçanit, të cilët nuk ishin përfshirë në aktakuzë, deklaroi:

“Faleminderit. Sigurisht që rastin është duke e udhëhequr Prokuroria. Prokurori i shtetit, Kocevski – siç e patë edhe ju – gjatë kësaj periudhe kanë qenë rreth dymbëdhjetë prokurorë që kanë punuar në këtë rast.
Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime është: jo, nuk jam i kënaqur. Dhe pikërisht për këtë arsye ne e mbështetëm në Kuvend shkarkimin e Kocevskit. Pse LSDM-ja dhe BDI-ja nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit – kjo është një çështje tjetër. Pra, kushdo që në çfarëdo mënyre dhe në çfarëdo forme ka çfarëdo lidhje me këtë rast, duhet të dalë para drejtësisë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com