Konventa madhështore e Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI, e mbajtur mbrëmë në Shkup, vulosi fitoren e madhe të 19 Tetorit. Prania e mijëra shqiptarëve, nga Kumanova e Likova, deri në Strugë e Dollnen, ishte paralajmërim i fundit të turpshëm për grupimin politik VLEN.
Mesazhi i shqiptarëve ishte i qartë: nuk pranojnë nënshtrim e nëpërkëmbje. Me votën e tyre, më 19 Tetor, ata do të ndëshkojnë vasalët dhe puthadorët e Hristijan Mickoskit.
Shqiptarët, në momentet historike, kanë ditur gjithmonë të bëhen bashkë dhe të përgjigjen njëzëri kundër padrejtësive – dhe kjo u dëshmua mbrëmë në sallën më të madhe multidimensionale të vendit. As moti me shi nuk i ndali shqiptarët të mblidhen në Shkupin e Vjetër për t’i përcjellë Mickoskit mesazhin se shqiptarët janë të zotët e vetvetes.
Ne i ftojmë të gjithë anëtarët e sinqertë të VLEN-it që të bashkohen me Aleancën Kombëtare, e të mos bëhen pjesë e turpit që udhëheqësit e tyre do të përjetojnë nga delegjitimimi i madh që i pret në zgjedhjet e 19 Tetorit. Bashkohuni në rrugën e vërtetë të shqiptarëve dhe braktisni një orë e më parë të paudhët që mbajnë peng përfaqësimin politik shqiptar për interesa personale e klanore.
19 Tetori është afër.
Ndëshkimi i VLEN-it nga vota shqiptare do të jetë vendimtar. Fatura politike e kësaj disfate do t’i dërgohet Mickoskit, për t’i kujtuar se legjitimitetin për shqiptarët e jep vetëm populli shqiptar – dhe jo Pallati i Bardhë.
Aleanca për Shqiptarët