Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Rashid Bin Said Al-Hajarin, ushtrues detyre ambasador i Shtetit të Katarit informon Tetovasot.

Gjatë takimit, Kryetari Gashi vlerësoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të RMV-së dhe Këshillit Shura të Katarit. Ai gjithashtu dënoi sulmin e fundit në Doha, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Katarit dhe nënvizoi se veprime të tilla militante duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasadori Al-Hajarin theksoi se prioritet në të ardhmen duhet të jetë promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i diplomacisë parlamentare midis dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për zhvillimin e takimit dhe shprehën pritshmërinë që miqësia dhe bashkëpunimi mes dy shteteve të forcohet dhe të avancohet më tej në të ardhmen.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume