Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, dr. Venko Filipçe, sot në përgjigje të një pyetjeje gazetareske lidhur me zbulimet e reja të Laboratorit të Gazetarisë Hulumtuese (IRL), për tragjedinë në Koçan, deklaroi se u vërtetua ajo që edhe LSDM e kishte thënë në opinion – pushteti bëri gjithçka për t’i mbrojtur funksionarët e vet.

„Ne gjatë periudhës së kaluar pamë se ky pushtet bëri gjithçka për të mbrojtur funksionarët e vet në hetimin për Koçanin dhe ja tani shohim se praktikisht ata kanë qenë mysafirë shumë të shpeshtë dhe të privilegjuar në atë diskotekë“, deklaroi Filipçe.

Ai theksoi se pikërisht falë paraqitjeve publike dhe konferencave për shtyp të LSDM u zbuluan informacione dhe fakte të rëndësishme, të cilat përndryshe nuk do të ishin pjesë e hetimit zyrtar.

„Po të mos ishin konferencat tona për shtyp, në të cilat zbulonim shumë gjëra dhe fakte, një pjesë e madhe e atyre që u përfshinë në hetim nuk do të ishin fare të përfshirë. Më vjen keq që duhet të konstatoj se dje mendoj se e pamë fytyrën më të shëmtuar të këtij pushteti“, theksoi Filipçe.

LSDM mbetet e përkushtuar në kërkesën për një hetim të plotë, të pavarur dhe joselektiv, me qëllim që të përcaktohet përgjegjësia e vërtetë dhe të sigurohet drejtësi për viktimat dhe qytetarët.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com