Rinia nisi ndryshimin në Çair – Bashkangjitu Bujar Osmanit për një të ardhme më të mirë shkruan Tetovasot.

Çairi po zgjohet dhe është rinia ajo që po e udhëheq këtë ndryshim! Me energji, vizion dhe përkushtim, kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga të rinjtë, profesionistët dhe qytetarët që duan një Çair të zhvilluar, të pastër dhe gjithëpërfshirës.

“Koha e premtimeve boshe ka kaluar. Ne nuk presim më – veprojmë! Bashkë me rininë, do të sjellim ndryshimin që e meritojmë,” – u shpreh Osmani gjatë një takimi me të rinjtë në zemër të Çairit.

Me një platformë që fokusohet te arsimi, punësimi, digjitalizimi dhe rinovimi i hapësirave publike, Bujar Osmani është kandidati i duhur për një të ardhme evropiane në zemër të Shkupit.TS

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume