Flota drejt Gazës hyn në një zonë me rrezik të lartë – një anije izraelite po sillet rreth tyre (VIDEO)

Flota ndërkombëtare që po përpiqet të dërgojë ndihma në Gaza thotë se aktiviteti i dronëve po rritet mbi flotilën ndërsa ajo afrohet drejt destinacionit.
“Në këtë moment kemi hyrë në zonën me rrezik të lartë, një zonë ku flotilat e mëparshme janë sulmuar ose ndaluar”, thotë flotila Global Sumud në një postim në Telegram.
Flotila ndërkombëtare që po përpiqet të dërgojë ndihma në Gaza raporton se disa nga anijet e saja kanë hasur në anije të paidentifikuara, disa prej të cilave nuk kishin dritat e ndezura, raporton aljazeera.
thiagoavilabrasil IG
URGENT!!!
An Israeli military vessel just came across our boats intimidating, damaging our communication systems and doing very dangerous manouvers circling our lead boats ALMA and SIRIUS!
Despite the loss of electronic devices, no one has been injured and… pic.twitter.com/jjrh2OIqEF
— Nancy Abdallah (@NanceAbdallah) October 1, 2025
Flotila Global Sumud njofton në Telegram se anijet e dyshimta janë larguar dhe pjesëmarrësit kanë zbatuar protokollet e sigurisë në pritje të mundësisë për ndalimin e mundshëm.
Një video e publikuar në rrjetet sociale nga një aktivist tregon një anije patrulluese të marinës izraelite duke kaluar pranë anijeve kryesore të flotilës.
Ndryshe, Flota Global Sumud ka deklaruar se mbi 40 anije civile, ku përfshihen parlamentarë, avokatë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg, do të vazhdojnë lundrimin për të thyer bllokadën izraelite të enklavës palestineze.