Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRODPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”.

“Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti.

“A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”, tha Ahmeti.

“Unë nuk kam folur për shqiptarët, shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne”, tha mes tjerash në tubimin e mbajtur në Strug, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com