Dr. Artan Dika ka reaguar sërish duke kritikuar ashpër mbështetjen e VLEN-it për kandidatin për kryetar komune në Strugë, Mendi Qyra, për të cilin thotë se ka një dosje të dokumentuar mashtrimi.

“Ta përsërisim edhe një herë: nuk është në nderin e VLEN-it të mbështesë kandidat për kryetar komune me dosje të dokumentuar mashtrimi. Duke mbështetur kandidat të tillë as fitohet komunë, as bëhet ndryshim, përkundrazi, krijohet bindja se premtimet për qeverisje të ndershme e drejtësi janë vetëm shpëlarje goje,” theksoi Dika.

Ai bëri të ditur se çdo ditë të fushatës do të kërkojë publikisht nga kandidati Qyra që të shlyejë dëmin material të shkaktuar përmes mashtrimit të lidhur me ndërtimin e dy banesave në Shkup.

“Kjo është dita e katërt e fushatës zgjedhore, për mua është dita e katërt e kërkimit publik nga kandidati për kryetar komune në Strugë, z. Mendi Qyra, që të paguajë dëmin material të shkaktuar përmes mashtrimit,” u shpreh ai.

Dika paralajmëroi se të hënën dhe të martën do të publikojë të plotë rastin me dokumentacionin shoqërues, ndërsa një javë më pas rasti do të trajtohet në një emision investigativ televiziv.

“Për mediumet në gjuhën maqedonase kjo do të mbetet gjatë raundit të dytë,” shtoi ai. Gazeta Flaka

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com