Një padi penale është dorëzuar kundër anëtares së Këshillit Gjyqësor, me iniciale L.G. nga Strumica, për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”, njoftoi Ministria e Brendshme, përcjell TV21. Sipas padisë, në periudhën nga gushti 2022 deri në janar 2024, ajo nuk ka raportuar ndryshimin në gjendjen pasurore të familjes së saj dhe ka vazhduar të marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit nga Strumica në Shkup.

Në atë periudhë, asaj i janë paguar 291 mijë denarë dëm për buxhetin e Këshillit Gjyqësor. MPB thekson se L.G. me këtë ka përfituar dobi pasurore të paligjshme dhe ka mashtruar Këshillin, i cili i ka paguar mjetet në 15 raste.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com