Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ngrirë të mërkurën 26 miliardë dollarë fonde për shtetet e udhëhequra nga demokratët.

Vendimi vjen pas mbylljes së qeverisë të mërkurën, si pasojë e mosmiratimit në Kongres të një mase afatshkurtër të shpenzimeve, pas mopajtimeve mes demokratëve dhe republikanëve.

Programet e synuara përfshijnë 18 miliardë dollarë për projekte transporti në New Jork, shtëpi e dy demokratëve kryesorë të Kongresit, dhe 8 miliardë dollarë për projekte të energjisë së gjelbër në 16 shtete të drejtuara nga demokratët, përfshirë Kaliforninë dhe Illinoisin.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance ka paralajmëruar se administrata mund të zgjasë largimin nga puna të punonjësve federalë nëse mbyllja zgjat më shumë se disa ditë.

Lëvizjet e bënë të qartë se Trumpi do të zbatonte kërcënimin e tij për të përfituar nga mbyllja për të ndëshkuar kundërshtarët e tij politikë dhe për të zgjeruar kontrollin e tij mbi buxhetin federal prej 7 trilion dollarësh, të përcaktuar nga Kushtetuta e SHBA-së si domen i Kongresit.

“Miliarda dollarë mund të kursehen”, ka shkruar ai në Truth Social të mërkurën vonë.

Mbyllja e qeverisë, e 15-ta që nga viti 1981, pezulloi kërkimin shkencor, mbikëqyrjen financiare, përpjekjet për pastrimin e mjedisit dhe një gamë të gjerë aktivitetesh të tjera.

Rreth 750,000 punonjës federalë u urdhëruan të mos punonin, ndërsa të tjerë, siç janë trupat dhe agjentët e Patrullës Kufitare, po punojnë pa pagesë.

Vance ka thënë në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se administrata do të detyrohet të bëjë shkurtime të vendeve të punës nëse mbyllja zgjat më shumë se disa ditë, duke shtuar 300,000 punonjës që do të largohen deri në dhjetor. Mbylljet e mëparshme nuk kanë rezultuar në shkurtime të përhershme nga puna.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com