Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Prof. Mileva Gjurovska, Koordinatore e Konventës Nacionale për BE-në në RMV dhe kryetare e Lëvizjes Europiane.

“Takim i frytshëm me Prof. Mileva Gjurovska, Koordinatore e Konventës Nacionale për BE-në në RMV dhe kryetare e Lëvizjes Europiane, shoqëruar nga z. Muhamed Halili dhe Prof. Marina Mitrevska. Diskutuam mbi planet dhe aktivitetet e ardhshme që forcojnë bashkëpunimin rajonal duke na afruar drejt integrimit europian. Shpreha mbështetjen time të plotë për iniciativat që kontribuojnë në përparimin tonë në procesin e anëtarësimit në BE”, ka shkruar Gashi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com