Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka dhënë një deklaratë të fuqishme gjatë tubimit elektoral në Rashçe, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në mbështetje të kandidatit Blerand Ramadani.

Bexheti theksoi se fitorja e Ramadanit nuk duhet të jetë thjesht një fitore formale, por një fitore e thellë, me mesazh të qartë politik dhe kombëtar, njofton TS.

“Fitorja e Blerand Ramadanit duhet të jetë shumë e madhe – për t’u dhënë një porosi maqedonasve! Nuk jemi më për dekor. Jemi këtu për të vendosur, për të ndikuar dhe për të marrë përgjegjësi,” – u shpreh Bexheti para qytetarëve të Rashçes.

Ai vlerësoi lart përkushtimin dhe profilin politik të Ramadanit, duke e cilësuar atë si një përfaqësues të denjë të gjeneratës së re politike, që bashkon profesionalizmin me vullnetin për ndryshim.

Tubimi në Rashçe u shndërrua në një manifestim të madh të mbështetjes për Aleancën Kombëtare për Integrim, ku morën pjesë edhe kryetari Iljas Veseli, Skender Rexhepi – kandidati për qytetin e Shkupit, dhe shumë figura të tjera politike./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com