Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në konferencë për media me homologun e tij finlandez, Joakim Strand, ka deklaruar se ata po punojnë me përkushtim për procesin integrues të vendit.
“Mirëseardhje e ngrohtë për homologun tim finlandez, Joakim Strand.
Bisedimet e sotme konfirmuan bindjen tonë të përbashkët se procesi i zgjerimit është me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian, ndërsa ne në ndërkohë me përkushtim po punojmë në përgatitjen përmes implementimit të Agjendës reformuese.
Ashtu siç theksova në konferencën e përbashkët për shtyp, kjo vizitë është porosi e miqësisë dhe besimit, por edhe konfirmim i qartë se Maqedonia e Veriut ka aleatë dhe partnerë të që qëndrojnë pas së ardhmes së saj evropiane”, ka deklaruar Murtezani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume