Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se është vendos ndalesë për qarkullim për automjetet transportuese në rrugën magjistrale Mavrovë – Dibër.

“ NDALIM I QARKULLIMIT
• Prej orës 19:45 në rrugën magjistrale Mavrovë – Dibër është vendosur ndalim i qarkullimit për mjete të rënda transportuese, për shkak të borës së mbetur në rrugë.
• Prej orës 19:55 ndalim është vendosur edhe në aksin rrugor Gostivar – Strazhë”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume