Shkëndija e ka nisur me humbje kampanjën historike në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Ekipi shqiptar nga Tetova pësoi 2:0 në udhëtim ndaj skuadrës së njohur spanjolle, Rayo Vallecano.

Lopez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Goli i dytë dhe i fundit erdhi pas katër minutave, kur Perez realizoi.

Kësisoj, Shkëndija e nis me humbje sezonin, kurse Rayo Vallecano e nis mbarë dhe fiton pikët e para.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com