Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) doli sot me akuza të rënda ndaj kryetarit në ikje të Tetovës, Bilall Kasami, duke pretenduar se shefi i PR-së së tij, Adnan Selmani, ka përfituar mbi 150 mijë euro nga buxheti i komunës informon Tetovasot.
Sipas AKI-së, vetëm kompania “On Media”, e cila është hapur në fund të vitit 2023, ka përfituar mbi 80 mijë euro nga Komuna e Tetovës gjatë viteve 2024 dhe 2025.
“Çdo ditë, kryetari në ikje është duke e keqpërdorur buxhetin e qytetarëve të Tetovës për interesa personale dhe partiake”, thanë nga AKI gjatë konferencës për shtyp.
Ata kërkuan që organet kompetente të hetojnë menjëherë rastin dhe të ndalen keqpërdorimet që, sipas tyre, po dëmtojnë rëndë interesin publik.TS