Më 02.10.2025, rreth orës 15:50, në SPB Tetovë është raportuar se në tualetin e një shkolle fillore në një fshat të Gostivarit, nxënësit kanë gjetur një kuti që përmbante katër pako me lëndë të bardhë pluhur, e dyshuar narkotike.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ka kryer këqyrjen dhe ka marrë lëndën për procedurë të mëtejshme. Sipas informacioneve, po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume